Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve që do të zhvillohet në datë 3 qershor. Janë 30 grupe nga Korça që do të jenë pjesë e paradës, si edhe grupe të tjera nga Maqedonia, Greqia dhe Serbia. Parada tradicionale e karnavaleve fillon në orën 18:30 nga Bulevard “Republika”. Grupet performojnë tek Sheshi para Katedrales dhe Zona Këmbësore, për t’u bërë më pas pjesë e Carnaval Party që fillon në orën 21:00 tek Pazari i Vjetër.


