Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kolonjë/ E vetme në shkollë, vajza kërkon mësues, Alesia: Dua të mësoj

    Aktualitet September 14, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në fshatin Boshanj të Kolonjës ka mbetur vetëm një nxënës! Shkolla qendron e mbyllur pasi asnjë mësues nuk shkon të japë mësim për shkak të gjendjes së godina e shkollës është e rrënuar dhe rruga e fshatit pa asfalt. Për pasojë, Alesia nxënëse e klasës së katërt ka mbetur pa mësim. Nëna e saj, kërkon nga Drejtoria Arsimore të emërojë sa më shpejt një mësues për të bijën.Me çantën në shpinë, Alesia vjen çdo ditë në orën 08:00 në shkollë.

    Qëndron në oborr dhe më pas dëshpërimisht kthehet në shtëpi. Për vogëlushen nga fshati Boshanj i Kolonjës ende nuk ka nisur viti shkollor.9-vjecarja bashkë me nënën e saj, Brisilda Halili na tregojnë ambientet e rrënuara të shkollës. Muret e çara, suvaja e rënë, pa energji elektrike dhe me banka të shkatërruara.Alesia këtu ka zhvilluar mësim deri në klasë të tretë, por më 11 shtator kur duhet të niste klasën e katërt nuk u paraqit asnjë mësues.“Jo nuk kam bërë mësim se nuk e kam mësuesin. Mami më ka thënë mos hajde kot, por unë dal çdo ditë në 8:00 dhe shikoj nëse ka ardhur”, tha Alesia.Brisilda Halili, nëna e Alesias kërkon një mësues edhe pse godina rrezikon t’i zërë brenda.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nuk ka asnjë zgjidhje tjeter! Shkolla e Ersekës është 20 kilometra larg fshatit dhe ajo s’ka mjet transporti për ta transferuar në qytet. Drejtoria Arsimore i ka ofruar edhe konvikt në Ersekë, por Alesia është ende e vogël për të qendruar larg nënës.“Dua mësues patjeter për vajzën se më vjen gjynah për të. Si gjithë moshatarët e saj duhet të shkojë në shkollë. Kushtet këtu janë skandaloze por skam çfarë të bëj.

    E kam bërë ankesen por asgjë nuk po bëhet”, u shpreh Brisilda Halili.Nga ana tjetër kryeplaku i fshatit Boshanj thotë se dikur shkolla ka pasur shumë nxënës, por këtë vit ka mbetur vetëm Alesia. Ndërsa godina ka degraduar sepse prej dekadash nuk është rikonstruktuar.“Këtu ka vetëm një nxënës, ndërsa mësues nuk ka fare. Për këtë vit nuk është lyer as sistemuar. Më parë në këtë shkollë kanë qenë 60 nxënës. Pasi erdhi demokracia u ul numri i nxënësve. Ndërsa vitet e fundit është shkatërruar plotësisht. Nxënësja e vetme s’ka ku mëson”, tha Dashamir Halili kryetar i fshatit.

    Zyra Vendore Arsimore Kolonjë bën të ditur se është hapur një thirrje për mësues në portal dhe kanë shprehur gadishmërinë 6 mësues, por procedurat e emërimit do vonojnë edhe disa ditë. Të njëjtat burime konfirmojnë se mësuesit që kanë qenë më herët të punësuar në këtë shkollë kanë braktisur vendin e punës për shkak të rrugës së paasfaltuar dhe godinës së shkollës që rrezikon të shembet.

    Ndërkaq edhe 2 shkolla të tjera në këtë zonë mbeten hapur vetëm me një nxënës, konkretisht shkolla e Fshatit Vodicë dhe Shkolla e Fshatit Shalëz, ndërsa ka dhe shkolla të tjera në Kolonjë që kanë vetëm nga 2 nxënës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.