Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka kryer disa arrestime dhe procedime penale në kuadër të kontrolleve të përditshme për rendin dhe sigurinë publike.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, pas hetimeve për aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin “Korçë-Pogradec”, u arrestua E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan në Prokurori materialet për fillimin e procedimit penal ndaj M. F., 29 vjeç, që ka kanosur me fjalë një 32-vjeçare, dhe Gj. D., 43 vjeç, i cili është konfliktuar me një 41-vjeçar dhe ka dëmtuar automjetin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


