Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    Histori August 31, 2023
    Processed with VSCO with u3 preset
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Xhaferr Bej Ypi (Starje, 1878 – 17 nëntor 1940) nënpunës, deputet, ministër dhe kryeministër shqiptar.

    Ai ishte i biri i Asllan Bej Ypit dhe Fetie Zavalanit. U diplomua në Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Më 1900 e deri më 1912 shërbeu si funksionar i administratës osmane.
    Më 1920 është përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Lushnjës. Pas punimeve u caktua prefekt i Beratit, dhe nga nëntori i 1920 deri më 1921 qe ministër i Drejtësisë. Si udhëheqës i Partisë Popullore, në fund të dhjetorit 1921 ai formoi një qeveri ku Fan Noli ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Ahmet Zogu ishte ministri i Punëve të Brendshme. Deri në 4 dhjetor 1922, ishte Kryeministër. Nga 2 dhjetor 1922, deri në 31 janar 1925, Ypi ishte anëtar i Këshillit të Naltë. Në qershor 1924 ai u largua nga Shqipëria për shkak të Lëvizjes së qershorit, por vazhdonte ta mbante postin zyrtarisht.


    Gjatë Mbretërisë së Zogut, Ypi është Kryeinspektori i Gjykatës Mbretërore. Më 1927-29 emërohet si ministër i Arsimit.
    Pas pushtimit italian të Shqipërisë, nga 9 prill – 12 prill Ypi ka qenë Kryetar i Komitetit të Administrimit të Përkohshëm, dhe si të tillë kreu i ngarkuar i shtetit i cili “thirri” asamblenë e 12 prillit 1939.

    Desktop Promo
    Desktop Promo


    Më 10 prill 1939 i dërgoi mesazh Benito Musolinit duke i rikonfirmuar besnikërinë e popullit shqiptar ndaj tij. Të njëjtën ditë transmetoi një fjalim në të cilin theksoi paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur dhe i bëri thirrje Duçes që ta shpëtonte Shqipërinë.
    Nga 1939, ai ishte Ministri i Drejtësisë në qeverinë kolaboracioniste të Shefqet Verlacit.
    U vra më 17 nëntor 1940, në kohën kur ushtria greke bombardoi fshatin e tij. Varrimi i tij u bë në Tiranë në varrezën e bektashijve. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast mbajti një fjalim ministri Ernest Koliqi dhe kryetari i Gjykatës së Diktimit, Andrea Saratçi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kolonjë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Rrihet keq pronari i portalit “Pamflefi” në Tiranë

    October 3, 2023

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.