Sa shumë ke shkruar për jetën, për vdekjen, për dashurinë, për pranverën, për dimrin, sidomos për dimrin, ashtu siç dije të shkruaje vetëm ti.
Sot na le këtë testament të fundit, ku me frekuencën e dridhjes së dorës tënde të artë, ke shkruar brenda pak vargjesh filozofinë e jetës madje të vetë universit.
Nuk i harroj mengjeset në universin e zyrës tënde në bibliotekë, Skënder. Ti prodhoje pashtershëm!
Çdo mëngjes fillonte me recitimet e poezive të tua.
Një botë e madhe ishte futur brenda trupit tënd të brishtë.
Tani kjo botë do të përhapet në ajrin e qytetit që ti i këndove aq bukur, në Korçën tonë që nuk do të harrojë kurrë.
Sidomos Korça!
#IpaharruarSkënderRusi