Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shqipëria, 67 vjet anëtare e UNESCO-s

    October 17, 2025

    Fluks i lartë hyrjesh në pikën e kalimit të Qafë Thanës – qytetarët shqiptarë të Maqedonisë drejt protestës në Tiranë

    October 17, 2025

    Përplasen dy automjete në kryqëzimin problematik të Libonikut, fatmirësisht pa të lënduar

    October 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mirgen Shamblli, koleksionisti korçar që ruan historinë përmes objekteve

    Aktualitet August 26, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korça është një qytet që e ka trashëguar brez pas brezi pasionin për artin, kulturën dhe koleksionimin e objekteve me vlerë. Një nga ata që e ka kthyer këtë pasion në një mision personal është Mirgen Shamblli, koleksionisti korçar që herë pas here sjell për publikun ekspozita të veçanta, duke i dhënë jetë kujtesës së qytetit përmes objekteve të rralla.

    Prej vitesh, Shamblli ka grumbulluar me kujdes dhe përkushtim dhjetëra objekte të vjetra – që nga monedhat e rralla, dokumentet historike, prodhime qelqi e qeramike e shumë të tjera – të cilat në duart e tij kthehen në dëshmi të gjalla të historisë dhe kulturës qytetare. Ekspozitat e hapura së fundmi në “Qoshkën e Koleksionistëve” në Pazarin e Vjetër të Korçës janë kthyer në një pikëtakim mes nostalgjisë dhe kulturës, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Së fundmi, ai ka çelur një ekspozitë të pazakontë me ora tavoline të viteve 1930–1980, të cilat i ka mbledhur ndër vite. Koleksioni përbëhet nga rreth 70 ora të markave të ndryshme, prodhim vendas dhe të huaja, të mbledhura gjatë një periudhe mbi 20-vjeçare. Të ekspozuara për herë të parë, këto objekte sjellin një copëz nga jeta e përditshme e qytetarëve të dikurshëm, kur zilet e alarmit kumbonin në mëhallat e Korçës duke paralajmëruar fillimin e ditës.

    “Çdo orë ka historinë e vet. Përmes tyre shfaqet edhe mënyra se si njerëzit e kanë përjetuar kohën, me dizajne e teknologji që ndryshojnë sipas viteve. Ajo që për dikë është thjesht një objekt i vjetër, për mua është një dëshmi e gjallë e historisë së qytetit,” – rrëfen Shamblli.

    Me këtë pasion, Mirgen Shamblli jo vetëm ruan trashëgiminë materiale, por krijon edhe ura komunikimi mes brezave, duke treguar se kujtesa nuk është thjesht në libra apo arkiva, por shpesh gjendet edhe në objektet më të thjeshta të përditshmërisë. Ekspozita e orëve është vetëm një tjetër dëshmi e këtij përkushtimi, që e bën atë një nga koleksionistët më të spikatur të Korçës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Shqipëria, 67 vjet anëtare e UNESCO-s

    October 17, 2025

    Fluks i lartë hyrjesh në pikën e kalimit të Qafë Thanës – qytetarët shqiptarë të Maqedonisë drejt protestës në Tiranë

    October 17, 2025

    Përplasen dy automjete në kryqëzimin problematik të Libonikut, fatmirësisht pa të lënduar

    October 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shqipëria, 67 vjet anëtare e UNESCO-s

    October 17, 2025

    Fluks i lartë hyrjesh në pikën e kalimit të Qafë Thanës – qytetarët shqiptarë të Maqedonisë drejt protestës në Tiranë

    October 17, 2025

    Përplasen dy automjete në kryqëzimin problematik të Libonikut, fatmirësisht pa të lënduar

    October 17, 2025

    Rikthehet Kategoria e Parë, Skënderbeu dhe Pogradeci zbresin në fushë

    October 17, 2025

    Korani, thesari i Liqenit të Ohrit, peshku që jeton vetëm në një vend në botë

    October 17, 2025

    Parashikimi i motit për datën 17 tetor, e premte – Qarku Korçë

    October 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Fluks i lartë hyrjesh në pikën e kalimit të Qafë Thanës – qytetarët shqiptarë të Maqedonisë drejt protestës në Tiranë

    October 17, 2025

    Devoll – Arrestohen bashkëshortët për trafikun e 5.8 kg kanabis

    October 16, 2025

    Në Ditën e Shkopit të Bardhë, apel për akses dhe barazi për personat e verbër

    October 15, 2025
    Më të klikuarat

    Lëvizje në Policinë e Korçës – Ndryshime në drejtimin e Komisariateve të Devollit dhe Peqinit

    October 16, 2025

    Ngjarjet e fundit në qarkun e Korçës: ndalime, aksidente dhe procedime penale për disa raste

    October 13, 2025

    Ndalimi i monopatinave elektrike, sekuestrime në Korçë dhe Pogradec

    October 13, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.