Pogradeci, qyteti liqenor palcësrisht shqiptar siç thoshte edhe Lasgushi , është tashmë destinacion 4 stinor fundjave. Me freskinë, ajrin e pastër, liqenin e qetësinë që ofron për këdo, po e frekuentohet çdo stinë, kryesisht me familje e shoqëri.
Por, ku mund të akomodohemi për të kaluar ato pak ditë relaksi apo edhe disa ditë pushimesh?
Ju sjellim sugjerimin e duhur për vendqëndrim. Ai është “Garden Villa Boutique Hotel”, i pozicionuar në qendër të qytetit, me një gjelbërim që rrethon të gjithë ndërtesën e me të gjitha kushtet pritëse.
Hoteli e ka marrë emrin për shkak se rreth e rrotull ka kopshtin, me shumëllojshmëri lulesh ku mbizotëron trëndafili, dhe më e veçanta me pemë ulliri që tërheqin vëmendjen. Një qetësi që nuk e gjen askund tjetër, e me ajrin e pastër që të mbush mushkëritë.
Ndërtesa u përket viteve 1921-1922, dhe mbart në vetvete shumë histori. Dikur, ndërtesa që tashmë është kthyer në hotel, ka qenë Vila e Beut të parë të Pogradecit. Në kohën e luftës, sipas historisë, Beu i’u bashkua gjermanëve dhe në pjesën e barit (lokalit) ishte dikur biruca ku bëhej shpëtimi i partizanëve. E ndër të tjera, në këtë vend janë xhiruar 2 filma, “Mëngjese lufte” si edhe “Asgjë nuk harrohet”.Gjatë vizitës sonë në ambientet e hotelit, biseduam me administratorin Xhoniel Baçellari, i cili me shumë kënaqësi na tregoi dhomat dhe të veçantat e tyre.

“Hoteli ka gjithsej 5 dhoma, të arreduara dhe kuruara deri në detaj, për t’u dhënë klientëve një qëndrim sa më të këndshëm. Dhomat i kemi emëruar në bazë të ngjyrave, si ‘Blue Room’, ‘Green Room’ dhe ‘Purple Room’, të cilat janë të tria dhoma për dy persona. Kemi gjithashtu ‘Grey Room’, e cila është dhomë familjare për dy prindërit dhe 2 fëmijët, dhe po ashtu suitën të cilën e emërtuam ‘Rose Room’. Suita është një ambient më i madh krahasuar me dhomat e tjera dhe në të kemi vendosur edhe një vaskë, gjë që nuk e gjen te dhomat e thjeshta. Të gjitha mobiliet i kemi blerë jashtë shtetit, të një cilësie të lartë dhe arredimin jemi kujdesur ta bëjmë sa më të thjeshtë duke mbizotëruar mobiljet e drurit, parketi i drurit, si një stil mes modernes dhe tradicionales.”-tha Xhoniel Baçellari.

Në çdo dhomë vumë re piktura të marra nga piktori pogradecar Anastas Kostandini, i cili ka përshtatur ngjyrat e dhomave me ato të pikturave të natyrës.Mëngjesi është akoma më i veçantë në “Garden Villa Boutique Hotel”, me ushqim të gatuar në moment, ndryshe nga bufetë, klienti mund të porositë në bazë të menysë dhe gatimi vjen për disa minuta në tavolinat e tyre.“Preferuam që ushqimin për klientët ta gatuajmë në çast, që edhe ata ta shijojnë e të mbeten të kënaqur nga menyja.

Në meny, krahas ushqimeve tradicionale, kemi zgjedhur edhe meny amerikane dhe meksikane. Klientët kanë mbetur tepër të kënaqur jo vetëm nga ushqimi dhe akomodimi, por edhe nga kujdesi që stafi tregon në veçanti. Pjesa më e madhe e klientëve janë turistë të huaj nga e gjithë bota, por ka edhe turistë shqiptarë kryesisht nga Tirana, Durrësi e Shkodra që zgjedhin Pogradecin, por edhe hotelin tonë për të kaluar disa ditë pushimi.”-u shpreh Xhoniel Baçellari.”Garden Villa Boutique Hotel”, u krijua në vitin 2018, me një investim nga Fondacioni Kenedi, i cili e ka blerë këtë ndërtesë dhe e ka kthyer në një biznes në formë biznesi social, me çmime shumë të arsyeshme e me një vendndodhje që mund të gjendet lehtësisht në qytetin liqenor.
Për më tepër, mund ta vizitoni në këtë adresë: Rruga Naim Frashëri, Ndërtesa nr. 56, pranë sheshit në krah të Bashkisë Pogradec.