Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Kastriot Frashëri/ Dy fjalë për Kolonjën…

    Kolonjë June 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Po i rikthehem edhe një herë Kolonjës së haruar dhe zhytur në mjerim jo vetëm ekonomik por edhe social. Shkak është lajmi i trishtë i mbylljes së një shkolle 9-vjeçare në një qendër, sa të njohur, aq edhe të qytetërimit të lashtë, në Kamnik të Bashkisë Ersekë.

    Kjo shkollë ishte ndërtuar disa dekada më parë dhe shërbente si vatra e dijes për fëmijët e fshatrave Kamnik, Sanjollas, Mbënjëz dhe Radimisht. Natyrisht prej kësaj shkolle kanë dalë me dhjetëra intelektualë, si mjekë, inxhinierë, ekonomistë, mësues, ushtarakë të lartë, juristë, profesionistë të mesëm etj., që i kanë shërbyer jo vetëm trevës por edhe Shqipërisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shqipëria nën rendin e saj feudo-rilindas duket se nuk ka nevojë më për njerëz dhe shkolla ndaj nuk kemi pse të derdhim lotë për ‘tokën e Rilindjes’ që po shkretohet këtë fillim shekulli të ri më shpejt dhe më rëndë se në zgjedhën e pushtimit otoman.

    Pra Shqipëria sot nuk ka nevojë as për Kolonjën apo Frashërin?

    Ajo ka sot rilindasit e saj të cilët prej një dekade kanë të gjitha çelësat e drejtimit të mëmëdheut tonë.

    Ndërsa fshatra, qytete dhe atdheu ynë zbrazen çdo ditë nga shpopullimi i shqiptarve që po ikin me shpejtësi nga sytë këmbët për një jetë më të mirë në mënyrë paradoksale këtu i vetmi sektor që punon me rendiment të lartë është Mafia e betonit e cila pasi gjeneron lejët e ndërtimit kundrejt ryshfeteve maramëndëse në dhunim të kondicioneve dhe planeve urbane ndërton çdo muaj kulla e komplekse të larta banimi, resorte e hotele pa fund, a thua se jeta në këtë Republikë mund të programohet të jetohet me turistë apo me pensionistë vendas apo ata të rikthyer për të kaluar pleqërinë vetëm në një sezon pushimesh në vit.

    Një ritmi të tillë të zhvillimit social-ekonomik të vendit me përjashtim të ndonje zëri të përpjekur për të cilin nuk përjashtoj dhe autorin e këtyre radhëve, askush deri më sot nuk ka guxuar të dalë nga rrjeshti i partisë dhe ti thotë STOP, aq më keq akoma nga bashkëpatriotët tim kolonjarë që kanë 80 vjet që i bien fyellit vetëm në një vrimë, duke u bërë kështu vasalë të një pushteti që trevën e tyre prej dekash për të cilën ka dhënë prova se nuk e ka fare në refene!

    Ky është produkti i dashurisë rilindase si shpërblim ndaj Kolonjarëve, votues të daluar prej 1946, të urtë, të mençur dhe punëtorë!?

    Nesër Kolonja ime do të ketë më pak një institucion të arsimit dhe kulturës. Ky nuk është tempulli i fundit që bie. Të njëjtin fat ka patur vite më parë edhe Shkolla 9 vjeçare e Novoselës, një nga shkollat më të mira jo vetëm në Kolonjë por më gjerë duke nxjerë shumë breza me drejtues e specialistë të shquar pothuajse në të gjitha fushat e jetës ku spikatin profesorë, mjekë, avokatë, inxhinierë, ushtarakë të lartë, përmbarues, ekonomistë, financierë, mësues, infermierë e teknikë të mesëm.

    Disa prej tyre janë personalitete të njohur brenda e jashtë vendit. Kurrë nuk do të dëshiroja ta shihja këtë realitet dhe aq më teper ndaj institucioneve arsimore për një trevë që kurrësesi nuk e meriton këtë fat dëbimi të imponuar nga harbutëria e një pushteti kleptokrat.

    Por nuk gjej dot fjalë tjetër ngushëllimi për kol9njarët, ministen e arsimit, politikat e qeverisë apo autoritetet lokale përveçse të them: RIP shkolla e Kamnikut, e një vendbanimi të lashtë. RIP o Kolonjë e bukur me trimat që kishe dikur, që dhe deputetët, si përfaqësues të saj prej 20 vjetësh ti cakton partia nga lista rezervë e burimeve të saj modeli i së cilës gjendet sa tek Dushku aq edhe tek Pazari i Roskovecit.

    Ndoshta Kolonja është projektuar nga kjo mazhorancë të kthehet në ndonjë rezervat kombëtar ku në vend të kolonjarëve dhe shkollave të qarkullojnë për eksperiment social ujqërit, dhelprat, çakallët dhe arrinjtë e ardhur nga malet e Pindit të Greqisë!

    Një epokë tjetër duket se ka ardhur për të gjithë, Kolonja djepi Rilindjes nuk i duhet më askujt. Ajo tashmë ka rilindasit qeverisës e dalë nga G99 për të cilët nuk heziton aspak të japë për nënën parti ndonëse ka afro 80 vjet që e bën periodikisht!

    Mos u çuditni se edhe aksin e ri kombëtar të rrugës Korçë-Ersekë nga segmenti që sapo hyn në qafën e Qarrit nga tre korsi e kanë kthyer me dy korsi për lëvizjen e automjeteve!

    Në rast se nuk kanë qëllim tjetër atëhere çfarë mund të jetë ky projekt vanitoz përveçse një akt i pastër korruptiv për të vjedhur fondet publike në dëm të standardeve unike të një aksi rrugor të qarkullimit kombëtar për të cilin kanë të drejtë ta kenë, ashtu si gjithë bota, si kolonjarët, shqiptarët dhe çdo kalimtar tjetër që kalon në territorin e Republikës së Shqipërisë!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025

    Turizmi rajonal në fokus: Institucionet dhe partnerët zhvillojnë bashkëpunim për një destinacion të qëndrueshëm në Qarkun e Korçës

    June 12, 2025

    Nxënësit e gjimnazit “14 Engjëjt” sjellin një film emocionues kundër bullizmit

    June 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Rama ndan pamje nga “ëmbëlsia e freskët” e Pogradecit

    June 10, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë | Ndërron jetë papritur Edi Meçollari, një tjetër i ri që humb jetën – trishtim në qytet

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.