Pishinat në Korçë janë bërë destinacion i preferuar për shumë qytetarë gjatë muajve të verës, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për freskim dhe argëtim në ditët e nxehta.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka kryer kontrolle të shumta për të verifikuar pastërtinë e ujit dhe higjienën e ambienteve, dhe rezultatet tregojnë se të 7 pishinat në rrethin e Korçës respektojnë standardet e nevojshme për sigurinë shëndetësore.
Shefi i Epidemiologjisë, Alvi Naum, thekson se proceset si klorifikimi i kontrolluar, balancimi i pH-së dhe monitorimi i mikroorganizmave janë të domosdoshme për të garantuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit.


