Ekipi i volejbollit të Pogradecit është gati për një sezon të ri, ku objektivat janë të qarta: titulli kampion dhe Kupa e Republikës. Në pankinë do të jenë trajneri Besnik Lisha dhe zv/trajneri Saimir Dragoj, ndërsa grupi i lojtareve është përforcuar dhe shfaq ambicie të mëdha.
Kapitenia e skuadrës do të jetë Paola Gjata, e mbështetur nga emra si Stela Agolli, Edona Kalludra, Natalja Mato, Elma Bajraktareviç, Kejda Kodra, Emanuela Ramo, Pamela Cristina, Adela Prrenjasi, Valentina Moya, Laura Mehmeti, Kennedy Stanford dhe Anxhela Mehmeti.
Pogradecarët vijnë pas një sezoni ku treguan forcë, duke arritur deri në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare, ku u ndalën nga Tirana pasi jane mundur 3 me 1. Por këtë vit, pritshmëritë janë edhe më të larta.
Sezoni nis nesër në Pogradec, me ndeshjen e parë kundër Teutës, një ekip që në letër shihet si i kalueshëm, por që liqenoret e rrjetës e marrin me seriozitet maksimal.