Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Policia e Korçës me plan masash për sigurinë gjatë Festës së Birrës 2025

    Aktualitet August 13, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Korçës ka shpallur një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë Festës së Birrës 2025, e cila do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 gusht, në terminalin e autobusëve dhe Pazarin e Vjetër, nga ora 20:00 deri në orën 01:00.

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat në varësi të saj, ka marrë një sërë masash për zhvillimin sa më të qetë e festiv të aktivitetit. Këto masa përfshijnë përforcimin e sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes së automjeteve, menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve, si dhe kontrollin e personave me precedent penal. Po ashtu, policia do të punojë për parandalimin e krimeve kundër personit e pronës, krimeve financiare dhe atyre që lidhen me narkotikët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për garantimin e rendit, janë parashikuar patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me Policinë Bashkiake. Nga shërbimet e Policisë Rrugore do të bllokohet qarkullimi i automjeteve nga “City Center” deri te rrethrrotullimi pranë terminalit të autobusëve, nga ora 19:30 deri në 01:00, ndërsa parkimet do të orientohen në zonat e përcaktuara nga Bashkia Korçë. Trafiku i mjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve do të menaxhohet në rrugët “Midhi Kostani”, “Kiço Greço” dhe “Marigo Pozio”, si dhe në pikat hyrëse të terminalit.

    Në vendet ku pritet grumbullim i madh njerëzish, në bulevardet kryesore dhe në akset që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Ata do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë situata që mund të cenojnë sigurinë publike.

    Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të shmangin përdorimin e celularit. Për lëvizje më të sigurta, rekomandohet përdorimi i transportit publik.

    Shërbimet e rendit do të mbajnë gjithashtu kontakt me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë, si nënstacionet elektrike dhe ujësjellësit, për forcimin e masave të ruajtjes së tyre. Qytetarët që hasin problematika apo shqetësime, mund të kontaktojnë numrat pa pagesë 112 dhe 129, ku Policia e Shtetit garanton reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.