Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pusteci, “perla” pranë Liqenit të Prespës. Pse është kaq joshëse për turistët?

    Kulturë July 2, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pusteci është bashkia më e vogël e Shqipërisë. Në fak është një ish-komunë, dikur e quajtur Liqenas, cila ndërroi emrin dhe u kthye në bashki me ndarjen e re territoriale. Ajo përfshihet në qarkun e Korçës dhe kufizohet në perëndim me bashkitë Pogradec dhe Maliq, ndërsa në veri dhe lindje me Republikën e Maqedonisë. Ka një popullsi të vogël, që i përket komunitetit maqedonas, dhe e shpërndarë në kryeqendrën Pustec dhe 8 fshtarat përreth.

    Pusteci është një perlë natyrore, e cila shtrihet buzë liqenit të Prespës, ndërsa zbritja e terrenit malor deri në fund është një aventurë më vete, që mund të shijohet prej gjithsecilit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Jo vetëm kaq.

    Ju duhet të hapni ‘guackën’ për të eksploruar magjinë e Prespës, së varfër, disi të braktisur, por plot trashëgimi dhe histori. Të shumta janë kishat e lashta, që fshehin histori të ndryshme.

    Çfarë mund të gjeni në Prespë?

    • Ishulli i Maligradit – i njohur ndryshe si “ishulli i gjarprinjve”, është një ndër atraksionet turistike më të veçanta. Mund të shkohet për 20 minuta, duke u nisur nga qendra e fshatit Pustec. Ka një peisazh magjepsës, por ndër të tjera, aty do të gjeni Kishën e Shën Mërisë, e ndërtuar në shek. XIV dhe është një nga monumentet fetare që spikat për ikonografinë dhe afresket shumëngjyrëshe të shenjtorëve të ndryshëm.
    • Eksplorimi i shpellave dhe kishave të shumta – një tjetër vend që duhet ta vizitoni patjetër është kisha eremite në shpellën e Shën Mëhillit. Kjo shpellë është në bregun e liqenit dhe është e përbërë nga dy pjeseë me hyrje të veçantë: në pjesën e poshtme qëndronin murgjit ndërsa në pjesën e sipërme ka afreske të shumta ikonografike.Kisha tjetër është ajo e Shën Nikollës, ku mund të shkohet për 30 minuta me varkë duke u nisur nga kisha e Shën Mëhillit, ose nga moli i Pustecit. Kisha është e njohur për pikturat në shkëmb që i përkasin shek. XIV. Ky destinacion u dhuron jo vetëm ndjesi shpirtërore të papërsëritshme, por dhe mundësi për të marrë rreze në plazhet e kristalta përreth.Shpella Bllashtojna është një tjetër vend afër fshatit Glloboçeniku. Në vendin me toponimin “Cerna Korpa” ose “Gur i Zi”, gjendet një tjetër kishë eremite në shpellë, në lartësi 25 metra nga toka, ku mund të ngjiteni nëpërmjet një shkalle hekuri.Afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, ndodhet kisha eremite në shpellën e Shën Mërisë Glluboko, në afërsi të fshatit Tuminec. Kjo kishë, monument kulture i shek. XIII, e njohur për stilin ikonografik bizantin të afreskeve, është gjithashtu e rrethuar nga peisazhe mahnitëse.Po ashtu, në vendin e quajtur Zgavra e Zaverit ndodhet një sistem shpellash nëntokësore, të cilat lidhin Liqenin e Prespës së Madhe me Liqenin e Ohridit.
    • Shkelja e manastireve – duke u nisur nga Pusteci, në një rrugë dytësore, për në veri, përpara se të shkohet në fshatin Shulin, gjendet Manastiri i Shën Nikollës, ku ndodhen dushqet qindra vjeçare me vlere didaktike dhe ekologjike.Po ashtu, mund të shkoni edhe në manastirin e Shën Marenës, që daton prej shek.XIX. Në këtë vend çdo 30 korrik bëhet pelegrinazhi ku vijnë turistë nga vende të ndryshme. Në këtë manastir mund të shkohet jo vetëm me varkë, por edhe me këmbë nga shtegu i Venjes. Pyjet me venja që rrethojnë këtë zonë, kanë vlera didaktike dhe ekologjike. Pikërisht nga rrëshira e tyre prodhohet temjani.
    • Njohja me traditën dhe kulinarinë – Pak minuta nga bashkia e fshatit, duke ngjitur nëpërr rrugica karakteristike me kaldrëm, turisti ka mundësi të vizitojë një koleksion privat etnografik, ku gjenden sende shtëpiake dhe bujqësore, si dhe veshje tradicionale.

    Në jug të Pustecit, pas një rruge rreth 15 minuta me makinë ndodhet fshati Zaroshkë, i njohur për gatimet tradicionale me tave krabi dhe cirona, për plazhet e bukura dhe për vendet ku mund të shëtisni më këmbë ose me biçikletë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025

    I dehur në timon, përplaset me makinë tjetër, arrestohet 60-vjeçari në Buçimas

    May 24, 2025

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës – Thesar i çmuar në zemër të Ersekës

    May 24, 2025

    “Zgjidh Arsimin Profesional” – Shkolla Teknike në Korçë hap dyert për nxënësit e klasave të 9-ta

    May 23, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës – Thesar i çmuar në zemër të Ersekës

    May 24, 2025

    Rritet me 60% numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë gjatë prillit

    May 23, 2025

    Laver Bariu, klarinetisti që e shndërroi frymën në gjuhë të shpirtit shqiptar, tani i jetësuar në statujë

    May 23, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Ndërhyrje në kohë shpëton një 40-vjeçar pas tentativës për vetëvrasje

    May 21, 2025

    Futbolli korçar jep asist në politikë: Osmani dhe Gjançi kontribuojnë në fitoren e Spahos në Korçë

    May 19, 2025

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.