Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zjarr në Krastë të Elbasanit, neutralizohen flakët

    September 6, 2026

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026

    Skënderbeu në volejboll për femra synon titullin kampion

    September 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Qeveria drejt fitores plebishitare në zgjedhjet vendore

    Politikë May 15, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndërsa janë numëruar rreth një e katërta e kutive, kandidatët e maxhorancës socialiste duken në avantazh në 54 bashki të vendit ndërsa opozita udhëheq në shtatë bashki të vogla.

    Bashkitë kryesore të vendit, përfshirë ish-bastionet e opozitës si Kamza, Shkodra, Dibra e Lezha janë duke anuar nga kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës ndërsa numërimi vijoi gjatë orëve të natës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shkodra, bashkia që pati refuzuar kryebashkiak socialist edhe në zgjedhjet pa garë të vitit 2019, kur fituesi i PS rezultoi i dënuar për drogë, kësaj here duket se po zgjedh me një ortek votash kandidatin Benet Beci përkundrejt kryebashkiakut aktual Bardh Spahia. Beci ka marrë mbi 60% të votave ndërsa janë numëruar 88 nga 247 kuti.

    Ndonëse kutitë e panumëruara përbëjnë ende dy të tretat, beteja duket e vështirë për opozitën.

    Mes bashkive ku opozita ka avantazh janë Puka, Fushë-Arrëzi, Hasi e Mirdita, që të gjitha bashki mes më të voflave në vend.

    Në rezultate surprizë, bashkia e vogël e Memaliajt ka mbështetur kandidatin e Bashkë Fitojmë Albert Malaj. Ai ka marrë deri tani 52% të votave ndërsa janë numëruar 24 nga 27 qendra votimi.

    Në Kuçovë, një zonë ku opozita nuk ka qeverisur kurrë më parë, kandidati i saj Lefter Maliqi gëzon një avantazh të lehtë kundrejt kryebashkiakut aktual Kreshnik Hajdari. Gara është ende e hapur për shkak se në këtë bashki janë numëruar vetëm 26 nga 65 qendra votimi.

    Socialistët realizuan fitore me përqindje të stërmëdha në shumë bastione të tyre.

    Në Tepelenë, kryebashkiaku Tërmet Peçi, i cili disa vite më parë u bë meme për deklaratën se synonte të realizonte një “fitore publicitare”, duket se e realizoi një fitore me të vërtetë plebishitare. Rezultati final për këtë bashki i jep Peçit, i cili nis tani një mandat të katërt, 83% të votave të vlefshme.

    Fitore të tilla PS realizoi edhe në Poliçan, ku Adriatik Zotkaj fitoi mandatin e gjashtë me 78% të votave.

    Gëzim Topçiu mban rekord absolut për nga numri i mandateve po ashtu edhe nga rezultati. Ai ka filluar të qeverisë në vitin 2000 në qytezën e Maliqit dhe tani është rrugës drejt fitores së mandatit të shtatë. Në fund të këtij katërvjeçari, ai do të jetë 60 vjeç dhe do të ketë qeverisur njëzet e shtatë vjet.

    Arif Tafani, i cili ka qeverisur Belshin me ndërprerje për pesë mandate, është duke luftuar votë për votë me Bedri Qypin, një ish-kryekomunar.

    Ndërsa janë numëruar rreth një e katërta e kutive, kandidatët e maxhorancës socialiste duken në avantazh në 54 bashki të vendit ndërsa opozita udhëheq në shtatë bashki të vogla.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    14 maj djathtas kryesore Zgjedhje
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026

    Skënderbeu në volejboll për femra synon titullin kampion

    September 6, 2026

    Policia e Korçës sekuestron 14 mijë euro dhe procedon një shtetase

    September 6, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zjarr në Krastë të Elbasanit, neutralizohen flakët

    September 6, 2026

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026

    Skënderbeu në volejboll për femra synon titullin kampion

    September 6, 2026

    Statistikat e krimeve dhe drejtësia penale në Shqipëri

    September 6, 2026

    Policia e Korçës sekuestron 14 mijë euro dhe procedon një shtetase

    September 6, 2026

    Edmond Spaho kritikon ecurinë e protestave të opozitës

    September 6, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026

    Skënderbeu në volejboll për femra synon titullin kampion

    September 6, 2026

    Policia e Korçës sekuestron 14 mijë euro dhe procedon një shtetase

    September 6, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.