Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rally Albania 2025 – 200 garues nga 23 shtete sfidojnë Shqipërinë e egër

    Aktualitet June 9, 2025
    default
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka nisur zyrtarisht Rally Albania 2025, edicioni i 21-të i garës ndërkombëtare që shndërron Shqipërinë në një pistë natyrore për motorë dhe makina të terrenit të vështirë. Këtë vit, rrugët malore, shtigjet me gurë dhe peizazhet e paprekura shqiptare po sfidohen nga 200 pilotë të ardhur nga 23 shtete të botës, mes tyre SHBA, Australia, Italia, Franca, Greqia dhe vende të tjera europiane.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gara ka startuar nga Shkodra, ka vijuar drejt Korçës, për të përshkuar më tej rrugë drejt jugut të vendit në Vlorë, dhe do të përmbyllet me etapat përfundimtare në Tiranë.

    Pjesëmarrësit e huaj nuk kursejnë fjalët për përvojën e tyre pozitive në Shqipëri. Ata vlerësojnë jo vetëm natyrën sfiduese të terrenit, por mbi të gjitha mikpritjen e banorëve në zonat që kalojnë. Nga ana tjetër, garuesit shqiptarë tregojnë se për ta, Rally Albania është bërë tashmë pjesë e përditshmërisë.

    “Jam pjesë e këtij eventi prej 10 vitesh. Është një përzierje e pasionit, adrenalinës dhe dashurisë për natyrën. Nuk është e lehtë, por është një emocion që nuk zëvendësohet,” thotë një prej garuesve shqiptarë.

    “Jam për herë të dytë në këtë garë. Rrugët janë të egra, sfiduese, por pikërisht kjo e bën këtë eksperiencë unike,” shprehet një garues i huaj.

    “Shqipëria është një zbulim i jashtëzakonshëm. Në fshatra na kanë pritur me zemër. Është një vend me shumë potencial për turizmin aventurier,” shton një tjetër.

    Sipas Julinda Dhamës, një prej organizatoreve të eventit, Rally Albania nuk është vetëm garë, por një instrument i fuqishëm për promovimin e Shqipërisë në tregje turistike të reja.

    “Ne synojmë që përmes këtij eventi të çojmë emrin e Shqipërisë edhe në ato vende ku turizmi nuk ka mbërritur ende. Malet dhe zonat e paprekura janë një thesar që duhet të njihen dhe të shijohen përmes këtij sporti,” u shpreh ajo.

    Rally Albania mbetet një nga aktivitetet më të veçanta sportive në Shqipëri, që jo vetëm sjell emocione për garuesit, por edhe i jep jetë dhe promovim zonave rurale të vendit, duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare drejt një Shqipërie autentike dhe sfiduese.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Makina dhe motorre Promovimi i Shqiperise Rally albania slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.