2027 maturantë të juglindjes po i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore në gjuhën e huaj.
Numrin më të madh të maturantëve e ka Korça me 830, me pas Pogradeci me 663 maturantë e numrin më të vogël të maturantëve e ka zyra vendore e drejtorisë arsimore të Kolonjës me 86 maturantë.
Nga ana tjetër Maliqi ka 250 maturantë e Devolli 198, maturantë të cilët në total janë vendosur në 13 qendra provimi dhe janë kontrolluar nga 213 punojës të drejtorisë rajonale të arsimit në Korçë.
Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie bëjnë të ditur se i gjithë procesi është kontrolluar me kamera sigurie dhe procesi ka vijuar normalisht.