Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel rreth orës 12:20 në fshatin Polenë. Banorët e zonës kanë gjetur të vetëvarur shtetasin E. K., 25 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vuante nga depresioni.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës në kushte ende të paqarta.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.