DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë, ushtrim dhune ndaj vëllait të vet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Ç., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


