Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Voskopoja: Një thesar i historisë, kulturës dhe traditave shqiptare

    Korçë June 26, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Voskopoja, ky fshat turistik që ofron një përzierje të pasur historie, kulture, natyre të mrekullueshme dhe gatime tradicionale të pakrahasueshme. Rreth 20 kilometra larg nga Korça, ky fshat mirëpret rreth 20 mijë turistë çdo vit.

    Një ndër atraksionet më të veçanta të Voskopojës është një kamp i ngritur për punëtorët para viteve ’90, që tani ka marrë një pamje krejtësisht të ndryshme. I ndërtuar me gurë dhe dru, ky kamp pret qindra pushues në çdo stinë të vitit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    I rrethuar nga bredhat e lartë, Voskopoja ka ajër të pasur me ozon, që arrin deri në 24%, një përqindje që në Evropë mund të gjendet vetëm në një fshat në Bjellorusi. Por ky fshat nuk shquhet vetëm për natyrën e tij. Shtëpitë dhe bujtinat e ndërtuara me gur dhe shije janë gjithashtu një atraksion i madh. Gatimet tradicionale të amvisave voskopojare si gjeli i fshatit, shqerra e pjekur, petullat e gollozhegut, bakllavaja dhe pengjiri janë disa nga pjatat më të preferuara të turistëve, që vijnë nga brenda dhe jashtë vendit.

    Për festat e fundvitit, prenotimet në bujtinat dhe restorantet e zonës janë mbyllur që një muaj më parë. Turistët e shijojnë çdo pjatë tradicionale të servirur në mënyrë të përkryer.

    Banorët e Voskopojës kanë ndërtuar një kulturë mikpritëse, që çdo vit arrin kulmin më 31 dhjetor me vizitorët e shumtë. Kreu i komunës, Nexhip Bacilli, tregon se pavarësisht fluksit të lartë të turistëve në çdo stinë të vitit, mungesa dhe numri i vogël i ambienteve akomoduese mbeten një sfidë për mikpritjen e tyre. Aktualisht, Voskopoja ka rreth 200 shtëpi dhe disa hotele.

    Voskopoja ka filluar të ekzistojë që nga shekulli i 14-të, por lulëzimi më i madh i saj ndodhi në shekullin e 18-të kur u bë qyteti i dytë më i madh në Perandorinë Osmane me rreth 50 mijë banorë. Fundi i këtij lulëzimi erdhi me shkatërrimin e plotë të qytetit gjatë viteve 1769, 1772 dhe 1789, dhe më pas përfundimisht gjatë Luftës së Parë Botërore në 1916.

    E rrethuar nga malet dhe pyjet e dendur, Voskopoja mbetet një nga vendet më të mrekullueshme. Shërbyer si frymëzim për shkrimtarë, studiues dhe historianë, ky fshat vazhdon të jetë një vatër e kulturës. Kultura sot po luan një rol gjithnjë e më të madh në tërheqjen e turistëve.

    Një vizitë në Voskopojë, sado e shkurtër, është një përvojë që mbetet e paharrueshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë Turizëm Voskopojë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.