Një aksidet ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një motor është përplasur me një automjet të parkuar.
Drejtuesi i motorit ka qenë pa lejë drejtimi, ndaj dhe ka nisur procedimi penal për të.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, me ciklomotorin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


