Më 2 qershor 1880, në Manastir lindi Parashqevi Qiriazi, mësuesja shqiptare e familjes Qiriazi që ia kushtoi jetën alfabetit të shqipes dhe mësimit të gjuhës së shkruar shqipe.
Ajo ishte pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, i cili vendosi formën e alfabetit të shqipes, dhe themeluese e Yllit të Mëngjesit, shoqatës së grave.
Parashqevi ishte gjithashtu pjesëmarrëse në Konferencën e Paqes në Paris, 1919 si pjesëtare e komunitetit shqiptaro-amerikan.