Gjatë kontrollit në qytetin e Bilishtit, Policia i bëri me shenjë një automjeti që qëndronte, por drejtuesi i tij nuk ju bind urdhërit të Policisë. 20 vjeçari u kap dhe po procedohet në gjendje të lirë.
Ja njoftimi i DVP Korçë;
DVP Korçë/ Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, nuk ju bind urdhërit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz” me drejtues këtë shtetas, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte për verifikim dhe kontroll dokumentacioni.
20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe larguar me shpejtësi, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.