Mëngjesin e sotëm gjatë kontrolleve të përditshme në qytetin e Korçës konstatuan se një i ri kishte armë të ftohta me vete, një thikë. Policia e arrestoi dhe sekuestroi armën si provë materiale.
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të mbajtjes së armësve të ftohta.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.