Një 27 vjeçare, nga fshati Libonik i Maliqit ka bërë kallëzim penal për 2 shtetas, pasi e kanë fyer vazhdimisht. Menjëherë Komisariati i Policisë Maliq i ka referuar materialet në Prokurori për vazhdimin e procedurës.
Ja njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të përndjekjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M. dhe për shtetasen B. M., të dy banues në Libonik, Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, një 27-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.