Festa e Birrës sjell 5 mbrëmje magjike në qytetin e Korçës.
Edhe këtë vit pritet që në “Festën e Birrës” të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe qytetarësh.
Të shumtë në numër janë emigrantët që janë kthyer në atdhe, për të shkuar në Korçë, atje ku do të shijojnë ushqim të shijshëm, birrat e markave më të njohura dhe muzikën e përzgjedhur.
Festa do të organizohet te Terminali i Autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës.
Teksa festa po afron, është publikuar edhe promoja e saj. Gjithashtu, janë zbuluar artistët që do të sjellin “ndezin” atmosferën.
Të ftuar specialë për të ndezur atmosferën më 14 gusht, kur do të hapet edhe sipari, do të jenë Xheisara, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, si dhe këngëtarja greke Kelly Kelekidou.