Një 71 vjeçar nga fshati Mborje i Korçës është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Mësohet se çifti është në proces divorci dhe se kohët e fundit kanë pasur grindje të mëdha.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 71-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe dy granata dore.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. M., 71 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje (me të cilën është në proces divorci).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 71-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe dy granata dore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.