Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    74 vjeçari që rregullon biçikletat në Korçë, Koço Treska; “Do punoj deri në frymën e fundit”

    Aktualitet October 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sa të më bëjnë këmbët të ngjit shkallët e dyqanit nuk e lë këtë zanat, Koço biçikletatari rrëfen pasionin e pandarë për 57 vite.

    Dita sapo nisur dhe janë ende të pakët ata që kanë ngritur qepnat apo hapur dyert e lokaleve. Diku pranë pazarit të vjetër, te atelieja ku funksionojnë riparim-shërbimet e ndryshme, është hapur dera e një dyqani për ndreqje biçikletës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Si një usta merakli nga ata të vjetrit, Koço biçikletatari ka pastruar lokalin e vënë në rregull çdo vegël, dhe i veshur me një bluzë blu të punës ka zënë një kënd. Në pritje të klientëve dëgjon serenata të vjetra korçare.

    Në Korçë ku nofkat janë të përhapura, nuk është e lehtë të të njohin me “llagapin” e zanatit. Koço Treskën e thërrasin Koço biçikletari.

    Ai rrëfen se këtë zanat e ka nisur 57 vite më parë, teksa mban mënd datën e saktë: 3 janar i vitit 1967. ‘Atëhere zanati merrej duke u ushtruar fillimisht si nxënës. Ustallarët tanë e kishin mësuar zanatin e biçikletarit që në kohën e Italisë. Mua ma kanë mësuar zanatin Niko Tego dhe Sotir Plasari. Dyqanet ishin te ish axhensia, aty ku sot ndodhet teatri” kujton Koço biçikletarit.

    Pas ushtrie meqënse kishte marrë patentë donte të bëhej shofer por nuk qe e thënë të ndërronte zanatin që e kishte nisur fare i ri. Dikush i sugjeroi se zanati i biçikletarit nuk ishte pa leverdi, ndaj pranoi. Në vitin 1972 nisi rregullisht punën e biçikletarit që nuk i ndahet edhe sot e kësaj dite në moshën gati 74 vjeçare.

    Zanati e ka bërë që të njohë të gjitha llojet e biçikletave, që nga ato të kohës së Italisë kur i sollën në Korçë vëllazërit Preveza, më mas çlirimit ato polake, çeke e gjermane deri te kinezet, e të flasë për cilësinë e rezistencën e tyre.

    ‘Korça si Qark ka patur më shumë biçikleta se kudo tjetër në Shqipëri. Një kohë i jepnin edhe me qira që të mësonin fëmijët. Të shtunave vinin sazexhinjtë i mernin me qira se shkonin fshatrave dhe kur i sillnin të hënën na paguanin 100 lekë” rrëfen Koço Treska.

    Pasioni i tij për biçikletat e sheh në çdo kënd të dyqanit. Edhe një kalendar të vitit 2004 me figurat më të spikatura të sportit korçar që e mban në murr e ka lënë në faqen e çiklistëve më me emër që ka nxjerrë Korça.

    “Në zanat duhet intelekt dhe pasion, pa këto të dyja nuk bën dot punë të paqme‘ shprehet Koço biçikletari, ndërsa me keqardhjen e ustallarëve të vjetër shprehet se këto tipare nuk vihen re tani të të rinjtë.

    Teksa flasim rreth zanatit që ushtron prej gati 6 dekadash, në dyqan hyn një nga klientët e tij të vjetër. Aleko Kitës ja kam rregulluar biçikletën për herë të parë në vitin 1972 dhe që atëhere vazhdon të më frekuentojë rregullisht’ thotë ustai më i vjetër i ndreqjes së dyrrotakëve në Korçë.

    I kënaqur që si zanatçinj janë lehtësuar nga disa detyrime fiskale, Koço biçikletari thotë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo punë, edhe pse tani nuk i sjell të ardhura si më parë. Çdo ditë të javës, me përjashtim të së dielës kur i kushtohet familjes apo shoqërisë, nga ora 08.00 dhe deri në 12.00 dyqani i tij është hapur.

    “Edhe sikur të filloja nga e para përsëri këtë zanat do të zgjidhja. Dhe sa kohë të më bëjnë këmbët të ngjit shkallët e dyqanit nuk do të shkëputem nga kjo punë” thotë me bindjen që i jep pasioni i biçikletarit Koço Treska.

    Prodhim i Kolibri.al

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Kryebashkiaku Ilir Xhakolli pret në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë

    December 7, 2025

    Kapshticë – Arrestohet 36-vjeçari në kërkim, i ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Policia Kufitare

    December 7, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dënime të rënda për KF Iliria pas incidenteve ndaj lojtarëve të Skënderbeut

    December 6, 2025

    Korça vlerëson 77 gjimnazistët më të mirë me Bursën e Ekselencës nga Bashkia

    December 5, 2025

    Reagon Skënderbeu pas dhunës në Fushë-Krujë: “Lojtarët tanë me shenja në trup, ndeshja nuk mund të vazhdonte”

    December 4, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korça drejt një drejtuesi të ri në Policinë e Shtetit – kandidat kryesor Uljan Shpataraku

    December 3, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.