Në rrethin e Devollit janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, një nga fshati Pinçarë pasi dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta dy shtetas të tjerë, dhe shtetasi tjetër nga qyteti i Bilishtit pasi ka tentuar të vetëvrasë veten.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas në Devoll.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në fshat dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta dy shtetas të tjerë.
- Mëngjesin e sotëm, në Bilisht, Devoll, në banesën e tij, në gjendje të dehur, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi Sh. F., 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


