Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollon dhe ka dalë nga rruga.
Deklarata e Policisë;
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Rëmenj, Pogradec, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


