Policia Kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar shtetasin Erkan Saiti, banues në Kosovë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Erkani ishte duke hyrë nga Maqedonia në momentin që u kap nga dogana shqiptare.
Ja deklarata e Policisë;
Në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ekstraduar nga Maqedonia e Veriut, shtetasin Erkan Sait, 34 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


