Në Pogradec një 64 vjeçar është kapur duke kultivuar bimë kanabisi në tokën e tij. Nga kontrollet e realizuara ato janë gjetur në zonën e Buçimasit tek “ish-Blata”, zonë në pronësi të një 64 vjeçari.
Njoftimi i Policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 64 vjeç, banues në Pogradec, pasi në tokën në pronësi të tij, në zonën e quajtur “Toka Blatë”, u gjetën të kultivuara 3 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


