Turistë nga vendi por edhe gjithë bota po dynden drejt juglindjes së vendit. Kush në Pogradec pranë liqenit, kush në Korçë, Dardhë e Voskopojë e akoma më tej drejt Kolonjës së bukur.
Janë me mijëra automjete që të shtunë dhe të dielë kanë mbërritur në juglindje dhe këtë e fakton edhe trafiku mjaft i madh në rrugën kryesore të Pogradecit, e cila prej ditës së premte ka një ngarkesë të madhe.
Të gjjthë i largohen vapës së bregdetin dhe zgjedhin Qarkun e Korçës dhe qytetet e tij për klimën, shërbimin dhe zonat turistike që ofron.




