Rritet me 3-5 lekë për kg çmimi i grurit ne juglindje të vendit.Në qoftë se deri para pak ditësh çmimi i grurit varionte nga 25-26 lekë për kg, tani një kg grurë shitet nga 28-30 lekë për kg, por sipas fermerëve edhe ky çmim nuk është ai që kërkohet prej tyre pasi shpenzimet për një kg grurë janë më të mëdha se çmimi aktual.
Por fermerët shpresojnë se çmimi në ditët në vazhdim mund të ketë rritje të tjera ndaj e për këtë pjesa më e madhe e tyre kanë vendosur ta mbajnë të magazinuar në pritje të lëvizjes së çmimeve.
Ka të tjerë, pjesa më e madhe fermerë të vegjël që në mungesë të magazinimit po e shesin grurin me çmimin që qarkullon gjatë këtyre ditëve.
Roland Hyskolli fermer i vogël i këtij fshati ka vendosur ta shesë me pakicë sasine e grurit të prodhuar ndaj e për këtë thote se ka dalë në rrugë me shpresën e shitjes së sasisë që ka prodhuar.
Petrit Hymeri edhe ky nga fshati Libonik i Maliqit për shkak të çmimit të ulët një pjesë të sipërfaqes të mbjellë me grurë e ka lënë pa e korrur, ndërkohë që sasinë tjetër e ka magazinuar ashtu siç kanë bërë pjesa më e madhe e fermerëve potenciale dhe superpotencialë, të cilët kanë sipërfaqe nga 20 nga 150 hektarë të mbjellë me grurë.
Rritjen e çmimit të grurit e pranojnë zyrtarisht edhe zyrtarë të drejtorisë së ekstensionit bujqësor në Korçë kur thonë se lëvizja që shkon në 5 lekë për kg brenda pak ditëve tregon se cmjmi mund të lëvizë edhe në ditët në vazhdim.
Të njëjtat burime thanë se këtë vit ne qarkun e Korçës është prodhuar me shume se 45.000 ton grurë ndërkohë që vetëm në fushën e Maliqit është prodhuar me shume se 16.000 ton. Me shume se 40.000 ton vazhdon të jetë i magazinuar.


