Ditën e djeshme u dha lajmi se gara botërore e ujit e Formula 1 do të organizohet në qytetin e Pogradecit vitin tjetër. Për këtë fakt ka reaguar dhe vet kryeministri Edi Rama, i cili ka takuar organizatorët dhe shprehet entuziazt ndaj këtij fakti.
Ja çfarë ka shkruar ai;
Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë.


