I adhuroj njerezit me talent!
Gjithmone i kam adhuruar!
Kam idene se talenti eshte nje dhurate qe derdhet bujarisht sidomos ne shpirtra te bukur.
Prandaj me hyri ne zemer Dori Pupa qe kur e njoha.
Mesuesja e re e filozofise ne gjimnazin tim te vjeter, me pamje te shkujdesur cuperline edhe kur nuseroi, “qendiste” me nje drite qe i buronte nga shpirti i bukur, njerez, natyre, dasma, ide e filozofi qe kalonin permes objektivit te aparatit profesional fotografik, shume te rende per krahet e saj hollake.
“Po per qef me Benkë”- me tha kur po flisnim idene e ca shkrepjeve ne fushat me bime medicinale dhe jargavanet e oborrit tim.
Dhe vertet u argetuam shume ato dy pasdite, te shkrira mes luleve dhe diellit, dy luaneshat e horoskopit te marrosura pas diellit, ngjyrave te luleve dhe aromes se tokes.
Luledielli i argjendte qe me dhurove sot ne prag te rruges tende te re qe nje surprize e bukur qe me emocionoi e gezoi shume. Do ta mbaj gjithnje te dora ime per te me kujtuar cdo dite, se tamam si dielli, asgje nuk ndricon me shume se nje shpirt i bukur dhe virtutet qe burojne prej tij.
Ti je vajze e mbare Dori, ke talent, bujari, mirenjohje, miresi e shume drite. Besoj fort se Zoti do te ta beje drite edhe rrugen e re qe po nis.
Bashke do shihemi shpejt, sepse kemi ate idene e re per ta kapur diellin mbi motor!
Keep shining lioness!
You rock girl!


