Lajmi është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie Nazmi Qose, kur tha se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të shumta shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi.
Fshatrat e Njësisë Administrative Gorë sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.
Për këtë arsye gjithmonë kur ka reshje shiu me erë të fortë, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave ngelen pa energji elektrike.


