Policia e Pogradecit ka arritur të bjerë në gjurmë e 38 vjeçares A. H nga Mëmlishti, për të cilën bashkëshorti kërkoi ndihmë në polici se kishte ikur nga banesa. Në deklarimin e saj në policia 38 vjeçarja mësohet të jetë shprehur:
“Ika vetë nga banesa dhe me dëshirë të plotë”.
Ndërkohë pas deklarimeve në polici ajo është kthyer në banesën e bashkëshortit të saj. Nuk dihen shkaqet reale nëse ajo ka ikur si pasojë e një martese jo të lumtur apo diçka tjetër ka ndodhur. Megjithatë një ditë më parë ajo çuditi opinionin publik me largimin e saj dhe kërkesën e bashkëshortit për ndihmë.
Po ashtu, policia ka arritur të gjejë edhe një 80 vjeçare nga fshati Pilur i Devollit e cila po ashtu kishte ikur nga banesa ku jetonte.
Njoftimi i policisë;
–Në vijim të informacioneve të dhëna më datë 17.11.2023, që bëjnë fjalë për largimin nga banesat e tyre respektive, të shtetaseve A. H., 38 vjeçe, banuese në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe Z. H., 80 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll, ju informojmë se këto shtetase u gjetën, ku 38-vjeçarja deklaroi se është larguar me dëshirën e saj nga banesa, ndërsa 80-vjeçarja ju dorëzua familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


