Këshilli Bashkiak i Pogradecit ka kaluar për mendim në komisionin përkatës peticionin që propozon vendosjen e ditës së diel si ditë pushimi për një pjesë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në qytet.
Çështja i është deleguar për shqyrtim Komisionit të Mirëqenies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore, Mosdiskriminimit, Të Drejtave të Njeriut për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Integrimin Europian, i cili do të hartojë raportin përkatës për anëtarët e këshillit.
Përveç këtij propozimi, në fokus të punës së këshillit dhe institucionit është edhe përfshirja e prioriteteve të të rinjve si pjesë e procesit të buxhetimit të Bashkisë Pogradec.


