Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shtrenjtohet djathi në Korçë, qytetarët blejnë më pak! Kaçkavalli me 1600 lek/kg

    Aktualitet November 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Djathi po shitet gjithnjë e më shtrenjtë në Korçë dhe shkak është bërë ulja e sasisë së qumështit. Përpunuesit pranojnë rritjen me 40 për qind, për këtë sezon, ndërsa qytetarët thanë se janë të detyruar të konsumojnë më pak për shkak të shtrenjtimit të këtij produkti të domosdoshëm për çdo familje.

    Çmimi i djathit të bardhë dhe kaçkavallit është rritur me 40 për qind në Korçë. Shkak është bërë ulja e sasisë së qumështit dhe braktisja e sektorit të blegtorisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Specialisti përpunimit të djathit, Ilia Roca tha në intervistë për Report TV tha se ka rënë prodhimi në baxho, e për pasojë djathi del në treg me çmim më të shtrenjtë se vitin e kaluar.

    “Ka rënie të sasisë së qumështit nga blegtorët. Unë vjet merrja 7 kuintal qumësht, tani marr 1 kuintal, ka rënie drastike të prodhimit të bulmetit. Ndaj rritja e çmimit të bulmetit do të vazhdojë. S’ka zgjidhje”,- tha Roca.

    Çmimi u rrit me 45-50 për qind më shumë. Nëse deri vjet e merrnim qumështin e deles me 80-90 lek për litër, sivjet e kemi marrë me 150 lek për litër”,- shtoi ai.

    Djathi kaçkavall i deles shitet me pakice 1600 lek për kg, ndërsa djathi i bardhe me 1 mijë lek për kg.

    Ishte 1000 lekë/kg – eshte 1600 lekë/ rrit me 45-50 për qind më shumë. Nëse deri vjet e merrnim qumështin e deles me 80-90 lek për litër, sivjet e kemi marrë me 150 lek për litër”,- shtoi ai.

    Djathi kaçkavall i deles shitet me pakice 1600 lek për kg, ndërsa djathi i bardhe me 1 mijë lek për kg.

    “Me një kuintal qumësht ne prodhojmë 20 kg djahtë. Ne paguajmë 150 mijë lek për qumështin. Që të nxjerrim dhe fitimin tonë e shesin djathin me 1 mijë lek për kg me shumicë. Po ta blesh nga tregtarët shkon me 16 mijë lek për kg. Ndërsa unë me shumicë e jap me 10 mijë lek për kg. Dy vite më parë unë e shisja 8 mijë lek me shumicë dhe në tregun e pakicës shitej me 12 mijë lek për kg”.

    Për qytetarët, çmimet e bulmetit janë të papërballueshme, ndaj e vetmja zgjidhje për ta është të konsumojnë më pak!

    “Shumë është rritur. Blejmë një herë në javë një herë në dy javë. Është ulur sasia se s’po mban më njeri blegtori. Të gjitha janë shtrenjtuar jo vetëm djathi. A e keni ulur konsumin? Po e kemi ulur, se s’të bën mirë”,- është shprehur një qytetar.

    “Shumë lart çmimi, duhet të ulet. A është produkt luksi? Po ca luksi është i përditshëm. Si ia dilni? Po nuk hamë si përpara, hamë më pak”,- ka shtuar një tjetër.

    “A blini djathë si përpara? – Çmimi kuptohet ska nevojë të flas.

    Keni ulur konsumin? – Normal, nuk diskutohet!”

    Sektori i veterinarisë në Korçë pohon se ka rënie të krerëve të bagëtive dhe lopëve, por pa dhënë shifra për vitin 2023. Ndërsa vitin e shkuar numri i krerëve në të gjitha kategoritë e blegtorisë shënoi rënie me 12 për qind.

    Çmimet në marketet e Korçës:

    • Djathë lope i bardhë

    Ishte 600 lekë/kg – është 900 lekë/kg

    • Djathë dele i bardhë

    Ishte 800 lekë/kg – është 1000 lekë/kg

    • Kaçkavall lope

    Ishte 900 lekë/kg – është 1200 lekë/kg

    • Kaçkavall dele

    Ishte 1000 lekë/kg – është 1600 lekë/kg

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    Tatjana Marash trembet nga komentet e miqve të saj

    April 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.