Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026

    Xhon Jesku kthen në muzikë gjashtë poezi të Lasgush Poradecit

    August 10, 2026

    Nëna e Johan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës në Korçë

    August 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    Kronikë August 10, 2026
    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dy ngjarje të rënda kriminale kanë tronditur qarkun e Lezhës gjatë orëve të natës, ku një i ri është qëlluar me armë zjarri në Laç dhe një banese në Shënkoll i është vendosur lëndë plasëse.

    Të shtëna ndaj 28-vjeçarit në Laç

    Incidenti i parë u regjistrua pak para mesnatës në qytetin e Laçit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një 28-vjeçar ka raportuar se ka qenë shënjestër e një sulmi me armë teksa lëvizte në rrugë. “Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi Sierdi Kolziu, 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime”, konfirmon policia. Fatmirësisht, i riu ka arritur t’u shpëtojë plumbave pa marrë lëndime fizike.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shpërthim me tritol në Shënkoll

    Disa orë më vonë, një tjetër ngjarje ka alarmuar banorët e fshatit Shënkoll. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese. Policia sqaron përmes njoftimit: “Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit Mark Deda 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

    Për të dyja këto ngjarje të njëpasnjëshme, autoritetet kanë ngritur grupe të posaçme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet intensive në terren për sqarimin e plotë të rrethanave, mbledhjen e provave materiale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të këtyre sulmeve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore Laç Policia e Lezhës Shpërthim me tritol slide Të shtëna me armë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Xhon Jesku kthen në muzikë gjashtë poezi të Lasgush Poradecit

    August 10, 2026

    Nëna e Johan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës në Korçë

    August 10, 2026

    Myftinia e Korçës për vrasjen e të riut: Jeta është e shenjtë

    August 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026

    Xhon Jesku kthen në muzikë gjashtë poezi të Lasgush Poradecit

    August 10, 2026

    Nëna e Johan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës në Korçë

    August 10, 2026

    Myftinia e Korçës për vrasjen e të riut: Jeta është e shenjtë

    August 10, 2026

    Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit marshim proteste para ambasadës së Ukrainës në Tiranë

    August 10, 2026

    Përshtatja ndaj të nxehtit: Pse qytetet duhet të gjelbërohen

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026

    Nëna e Johan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës në Korçë

    August 10, 2026

    Myftinia e Korçës për vrasjen e të riut: Jeta është e shenjtë

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.