Myftinia e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së një të riu në qytet, duke theksuar se jeta e njeriut është e shenjtë dhe nuk duhet shkatërruar nga një moment zemërimi.
Përmes një mesazhi publik, institucioni fetar i ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e djalit të tyre. Sipas përfaqësuesve të Myftinisë, viktima ishte një i ri i mrekullueshëm që gëzonte dashurinë dhe respektin e të gjithë komunitetit korçar.
“Jeta e njeriut është e shenjtë. Një moment zemërimi nuk duhet të shkatërrojë një jetë të tërë”, thuhet në reagimin e Myftinisë së Korçës, duke u lutur për durim dhe lehtësim të dhimbjes për familjarët e të ndjerit.


