Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Pazari i Korçës” modeli si transformohet turizmi i një qyteti

    Aktualitet December 20, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pazari i Vjetër i Korçës është një nga zonat më të frekuentuara në vitet e fundit, është modeli se si një qytet që do të zhvillohet mund t’ia dalë të kthejë një zonë “ngrehinë” në motorrin kryesor të turizmit. Pazari është modeli se si një qytet kalon në një tjetër standard të ofrimit të shërbimeve.

    Të gjithë e mbani mend se si ishte disa vite më parë “Pazari i Vjetër” ai kishte vetëm emrin të tillë dhe ishte një zonë katrahurë, me tregëtarë ambulantë që shisnin kuturu, me tezga të mbuluara me plasmas e lecka, me rrugë gjithë baltë dhe godina të frikshme që shpesh shërbenin për narkomanët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për shumë vite ka qenë një nga njollat më të zeza të Korçës. U desh një ide, një projekt dhe pasioni për ta ndryshuar tërësisht atë. Me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan zona nisi të transformohej.

    Nuk ishte e lehtë, pati protesta, tregëtarë që kundërshtonin largimin, rezistenca nuk qe e vogël.

    Por dikush e kishte ndarë mendjen që zona të transformohej dhe zhvillohej. Pas një pune të vështirë për të larguar tregëtarët ambulantë gjithçka hyri në rrugën e duhur, nisi dhe përfundoi brenda pak muajsh.

    U rikonstruktuan godinat, sistemi ujrave, kalldrëmet, mdriçimi dhe gjithçka tjetër. Por kjo ishte vetëm sfida e parë, pasi krahas pamjes “Pazari” duhej populluar.

    Mjaftoi një plan biznesi dhe një program i ngjeshur aktivitetesh. Bashkia e atëhershme vendosi vetëm disa kategori biznesesh që do të operonin atje, kryesisht në shërbim dhe nga ana tjetër të gjitha aktivitetet dhe eventet kryesore të qytetit i zhvendosi në pazar. Korça atëherë mbante sloganin “Korça Qyteti Festave” dhe çdo aktivitet u transferua në pazar.

    Kaq mjaftoi që aty të gëlonte jeta, arti, kultura dhe shërbimi. Të gjithë po kërkonin një vend në pazar për të hapur biznes, të gjithë flisnin për pazarin, të gjithë bënin check in pazarin, të gjithë ishin në pazar, mëngjes, drekë, darkë. E sikur të mos mjaftonte kjo një tjetër hap ishte si të promovohej sa më shumë, këtu nuk ishte e vështirë pasi shumë persona “vip” erdhën aty, ua treguan atë shqiptarëve dhe jovetëm. Ah se mos harroj, e mbani mend që për shumë kohë edhe Ministri Peleshi shërbente në pazar? Po, kjo ishte një supergjetje për të sjellë njerëz aty.

    Sot Pazari vijon të jetë destinacioni më i preferuar i Korçës, kush vjen në Korçë, nuk ka asnjë shans të mos qëndrojë në pazar për kafe apo drekë.

    Ka shumë qytete me zona historike në vend, pas Korçës edhe Vlora me Shkodrën investuan në zonat historike, u bënë të bukura, por kurrë nuk e kanë arritur gjallërinë e pazarit të Korçës. Nëse dikush do kishte mbajtur fletore për të shënuar vizitorët e sigurtë që do kish mbaruar diku tek 20 të tilla qëkurse pazari u hap.

    Korça tregoi se kishte strategji dhe ide, Korça tregoi se një njollë të zezë e ktheu në xhevairin e qytetit, Korça tregoi se di të presë e përcjellë e përtej uljeve dhe ngritjeve mbetet qytetit që ja vlen ta kopjosh për të bërë turizëm.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026

    Shqipëria U-21 fiton 3-1 ndaj Kosovës në Lojërat Mesdhetare

    August 25, 2026

    Teknologjia Storm Shadow kalon te Ukraina nga Britania e Franca

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Rama nga Pogradeci: Protesta qytetare na sfidoi, jo opozita

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.