Mbledhja dy-ditore e kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste është përmbyllur sot në qytetin e Pogradecit, ku përveç diskutimeve politike dhe udhëzimeve zyrtare, aktiviteti solli edhe reagime nga qytetarë të pranishëm.
Në përfundim të takimeve zyrtare, një emigrant shqiptar i ardhur nga Greqia udhëtoi posaçërisht drejt Pogradecit me synimin për t’u takuar drejtpërdrejt me kreun e qeverisë. Pas takimit, ai deklaroi për mediat se i kishte parashtruar atij një shqetësim personal lidhur me një pronë. “Vajta e përqafova kryeministrit, na priti shumë mirë. Ato problemet që kishim neve do na i zgjidhë. Kërkesa ime ishte për shtëpinë në Yzberisht të Tiranës”, u shpreh ai.
Reagimi i qytetarit pas takimit në Pogradec
I pyetur nga gazetarët nëse udhëtimi nga shteti fqinj ia kishte vlefshmërinë, qytetari shprehu entuziazmin e tij për realizimin e takimit: “E pashë atë njëherë. Ka mbaruar për mua. Tani le të vdes. Shyqyr që e pashë njëherë. Në televizor e kam parë. Zoti e bekoftë”. Mbledhja dy-ditore e mazhorancës në Pogradec përmbylli kështu serinë e diskutimeve politike dhe vendimmarrëse të zhvilluara gjatë këtij takim zyrtar.


