Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    Pogradec August 25, 2026
    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti, ka denoncuar shpenzimet e qeverisë gjatë mbledhjes së fundit të zhvilluar në Pogradec, duke pretenduar se kostoja e këtij aktiviteti kap shifrën e 1.5 milionë eurove. Gjatë fjalës së tij përpara godinës së Kryeministrisë, Ahmeti kritikoi ashpër menaxhimin e parave publike nga mazhoranca, duke e cilësuar këtë shpenzim si të papërgjegjshëm në raport me nevojat e qytetarëve.

    Sipas Ahmetit, fondet e përdorura për aktivitetin politik në qytetin liqenor do të mjaftonin për investime jetike në arsim. “Vetëm zhvendosja e mbledhjes së qeverisë dhe PS-së në Pogradec minimumi u ka kushtuar 1.5 milionë euro. Me këto para do të ishte bërë një shkollë ku të paktën 1000 fëmijë do të ishin brenda parametrave për të studiuar. Por sa abuzime të tilla bëhen?” deklaroi ai gjatë protestës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kritika për sigurinë rrugore dhe thirrja për qëndresë

    Përveç shpenzimeve për takimet politike, Ahmeti u ndal edhe te gjendja e sigurisë rrugore në vend, duke e lidhur mungesën e investimeve me rritjen e aksidenteve. Ai theksoi se rrugët po përgjaken çdo ditë dhe ngriti pyetjen se si është e mundur që nuk garantohet siguria në trafik, ndërkohë që qytetarët mbeten të rrezikuar në çdo sekondë.

    Aktivisti bëri thirrje për masivizim të protestës, e cila sipas tij ka hyrë në muajin e tretë të rezistencës. “Kemi 2 muaj e gjysmë rezistencë, edhe më tepër do të rezistojmë! Kam vetëm një thirrje për këtë shesh: Ka vetëm një zgjidhje! Të gjithë, vetëm në shesh, nuk ka zgjidhje tjetër nëse doni ta zhdukim këtë klikë që i ka pirë gjakun mbi 36 vite këtij vendi! Prandaj burra e gra, vendin mos e lëshoni!” përfundoi Krenar Ahmeti.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Krenar Ahmeti kryesore pogradec Protestë Shpenzime publike slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026

    Rama pret simpatizantët te vila qeveritare në Pogradec

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.