Policia e Devollit arreston një person nga Bilishti i cili ishte shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Devoll: Kapet një shtetas i shpallur në kërkim. Komisariati i Devollit ka konstatuar shtetasin me iniciale S.Zh. në qytetin e Bilishtit, në banesën e babait të tij. Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” për 31 vjeçarin.


