Në Komisariatin e Policisë Korçë ka paraqitur kallëzim shtetasja E. M., 34 vjeç, banuese në Korçë, e cila ka njoftuar se djali i saj, 16-vjeçar, është larguar nga banesa më 09.12.2024 dhe nuk është kthyer.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë;
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se më datë 09.12.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.


