Kori Lira është historia e muzikës dhe këngëve korçare, grup i cili ka 101 vite që ushtron aktivitetin muzikor jo vetëm në juglindje por e ne skena të tjera të vendit.
Kori e ka kthyer në traditë tashmë çdo vit të shfaqë koncertin recital, gjë të cilën e ka bërë edhe kësaj here.
Për dirigjientin e korit Pandi Bello gjatë gjithë vitit ky formacion muzikor jep shfaqje të shumta për të përmbledhur krijimtarinë me te mire ne fund te vitit.
Ky është Llazi Balashi, 92 vjeç. Ka 72 vite që këndon me Korin Lira, gjë të cilën ka bërë edhe në aktivitetin e këtij fundviti.
Olsa Pema është një tjetër këngëtare amatore e Korit Lira që ka 22 vite që këndon me korçarët e tjerë.
Kori Lira Ka 101 vite aktivitet muzikor me një repertor shumë të pasur jo vetëm të këngëve patriotike por edhe të këngëve qytetare korçare. Pjesë e këtij kori kanë qenë figurat më të njohura të muzikës shqiptare


