Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dimri po afron, Maliqi pajiset me borëpastruese të re

    September 15, 2025

    Një i plagosur në aksin rrugor Bilisht – Korçë

    September 15, 2025

    KO:SH Film Festival mbyll edicionin e 12-të në Korçë, fitues “The Day She Will Be Born”

    September 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mësonjëtorja e Korçës, ajo e Velës apo Kurbini, kush është shkolla e parë shqipe?

    Histori January 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkolla e parë shqipe hapur në Korçë apo diku tjetër? 7 marsi është dita që ne festojmë hapjen e Mësonjtores së parë shqipe në Korçën e vitit 1887. Megjithatë, ajo që shumica prej nesh nuk di është se shkollat shqipe kanë ekzistuar shumë më para se Mësonjëtorja e Korçës.

    Ndue Dedaj, publicist dhe studiues i njohur i historigrafisë shqiptare është shprehur vazhdimisht se në Shqipëri ka patur disa shkolla, para asaj të Korçës. Më saktë janë shkolla që janë hapur 255 vjet më herët se shkolla e Korçës, që njihet zyrtarisht si i para. Më poshtë do t’ju rendisim referencat dhe studimet e sakta historigrafike për shkollat shqipe.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Këtu nuk bëhet fjalë për një garë se ku është hapur “shkolla e parë shqipe”. Në thelb nuk ka të bëjë me emrin Korçë apo Shkodër, Kurbin apo Velë, Stubëll apo Dhërmi, por me një koncept historik, Rilindja Shqiptare që fillon në shekullin XV dhe kulmon në shekullin XIX.

    Shkollat e para shqipe i kemi në shekujt XVI – XVII, të paktën duke filluar që nga vitet 1584 -1661.

    Shkolla e Kurbinit

    Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet:

    “Shkolla e Kurbinit. Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore në gjuhën shqipe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri. Pushtuesit osmanë penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. (Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, fq.1021.)

    Mësonjëtorja e Velës

    Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Nxënësve u mësohej gjuha shqipe në këtë shkollë.” (Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f.14.). Dom Prend Suli shkruante se për shumë vjet, Ipeshkvia e Lezhës ka pasur në Velë një Gjakoni (shkollë fetare), ku priftërinjtë u mësonin shkrim e këndim të rinjve.

    Më pas, djemtë kryenin mësimet pranë Ipeshkvit, i cili zgjidhte meshtarët dhe shpesh dërgoheshin për studime edhe jashtë vendit.

    Shkolla e Oroshit

    Vizitori Apostolik Shtjefën Gaspri, gjatë vizitës së tij në Orosh në vitin 1671, ndër të tjera përmend dhe shkollën me nxënës që mbahej nga prifti Dom Nikollë Vladani. Prifti ishte i afërti i ipeshkvit të Lezhës. Nuk ka të dhëna konkrete se kur ishte çelur ajo shkollë apo sa nxënës kishte.

    Sidoqoftë, rëndësi ka fakti se në mesin e shekullit XVII Oroshi kishte një shkollë të veten me nxënës ku shkruhej dhe lexohej gjuha shqipe.

    Në një tjetër dokument përmendet se, më herët, më 1657 në Mirditë ka patur një seminar me 12 nxënës që përgatiteshin të vazhdonin studimet e larta në kolegjet italiane. Kjo ka qënë një praktikë e njohur e kohës. Vendodhja e këtij seminari nuk përmendet, por të gjithë gjasat tregojnë se bëhet fjalë për shkollën e sipërthënë të Oroshit. Asokohe, shpesh Oroshi identifikonte Mirditën e stome, ngaqë aty ishte kryekisha abaciale dhe selia princërore e Gjomarkajve.

    Mësonjëtorja e Stubllës së Karadakut

    Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, e cila i përket shekullit XVI. Me pak fjalë afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit dhe asaj të Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte një sistem i ngritur posatshërisht nga turqit. Mirëpo, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip.

    Ky ka qënë i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur flitet se kishte funksionuar shkolla e parë. (Isak Ahmeti, Stubëll, 11 maj 2004.) Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë.

    Të gjitha këto të dhëna faktojnë se në fakt përpjekjet e shqiptarëve janë shumë më të hershme se ato në Korçës. Kjo tregon dëshirën e zellshme për të shkruar e kënduar gjuhën e ëmbël shqipe. Duhet të lexojmë më shumë rreth historisë sonë dhe të ruajmë me fanatizëm çdo fakt historik që tregon se shqiptarët e kanë dashur gjithmonë shkrimin dhe këndimin e gjuhës së tyre.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dimri po afron, Maliqi pajiset me borëpastruese të re

    September 15, 2025

    KO:SH Film Festival mbyll edicionin e 12-të në Korçë, fitues “The Day She Will Be Born”

    September 15, 2025

    Pogradec – Humbet jetën një 63-vjeçar në banesë

    September 15, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dimri po afron, Maliqi pajiset me borëpastruese të re

    September 15, 2025

    Një i plagosur në aksin rrugor Bilisht – Korçë

    September 15, 2025

    KO:SH Film Festival mbyll edicionin e 12-të në Korçë, fitues “The Day She Will Be Born”

    September 15, 2025

    Pogradec – Humbet jetën një 63-vjeçar në banesë

    September 15, 2025

    Korçë – Procedime penale për kanosje, punime pa leje dhe posedim lëndësh piroteknike

    September 15, 2025

    Korçë – Arrestime dhe procedime penale për raste dhune dhe konflikte

    September 15, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

    September 13, 2025

    “Travel and Tour World”: Leskoviku, surpriza më e re turistike e Shqipërisë së jugut

    September 13, 2025

    Drejt përfundimit pajisja me titull pronësie për banorët e fshatit Vithkuq

    September 13, 2025
    Më të klikuarat

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Skënderbeu pret dy volejbolliste të huaja, synon trofetë e mëdha të sezonit

    September 9, 2025

    Pogradec/ Procedime penale për baste sportive dhe armëmbajtje pa leje

    September 10, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.