Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, historia e hebrenjve në Shqipëri

    Histori January 27, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    27 janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.

    Kjo datë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pasi shënon ditën e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvicit në vitin 1945.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më 27 janar 79 vite më parë, trupat ruse hynë në kampin e përqendrimit të Aushvicit në Poloninë jugore, duke liruar ata pak të burgosur që i kishin mbijetuar torturave të vazhdueshme dhe epidemisë së tifos që kishte kapluar burgjet naziste

    Nga viti 1933 deri më 1945 Gjermania ngriti më shumë se 1000 kampe përqendrimi dhe vende burgimi.

    Kujtimi i këtyre masakrave të së shkuarës në fakt i shërben mbi të gjitha të ardhmes së njerëzimit. Duke mbajtur gjallë kujtesën e këtyre akteve çnjerëzore, ne ndihmojmë brezat e ardhshëm të ndërgjegjësohen duke mos lejuar që historia të përsëritet.

    Në luftën e dytë botërore, rreth 6 milionë hebrenj u vranë gjatë përpjekjeve sistematike të sistemit nazist për të shfarosur këtë komunitet, nën pretekstin se hebrenjtë dhe komunistët kishin kontribuuar në rrënimin e popullit gjerman pas luftës së parë botërore.

    Hitleri nuk ishte i pari që e ndërtoi këtë stereotip antisemitizmi por ai e përdori atë për të ardhur në pushtet dhe për të shkaktuar një ‘histeri kolektive’ që do t’i merrte jetën miliona hebrenjve.

    Kjo është arsyeja përse gjatë kësaj dite, OKB nxit çdo shtet anëtarë të nderojë kujtimin e 6 milionë viktimave hebreje të Holokaustit, dhe miliona të tjerëve që u vranë si pasojë e regjimit nazist.

    Shqiptarët njihen botërisht për rolin që luajtën gjatë Luftë së Dytë Botërore. Shpesh citohet fakti se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, që numërojë më shumë hebrenj pas luftës se sa para saj.

    “Ajo që ndodhi në Shqipëri është me të vërtetë shumë e veçantë. Hebrenjtë ikën nga vendet fqinje – Serbia, Maqedonia, Kosova – në Shqipëri, në arrati nga nazistët. Gjermanët po kërkonin lista dhe në Greqi ose Serbi njerëzit u jepnin atyre lista të banorëve hebrenj. Në Shqipëri, kjo nuk ndodhi. ” – thotë Geront Kureta, kryetar i Komuntietit Hebre në Shqipëri.

    Deri në fund të luftës, Shqipëria ishte shtëpia e rreth 3.000 hebrenjve për shkak të guximit të shqiptarëve që treguan solidaritet duke rrezikuar jetën e tyre për të siguruar një strehë për hebrenjtë që arratiseshin nga vendet fqinje.

    Këtë e tregon Kryetari i komuniteti Hebre, Amos Dojaka, i cili edhe gjyshen e kishte hebreje nga Çekosllovakia.

    “3750 hebrenj të shpëtuar nuk është aq e kollajtë në atë kohë kur edhe Gjermani ishte prezent. Kemi një popullatë që ka ndihmuar. Kemi një mbreti Zog me urdhrin e tij, që të pajisen me pasaporta ose me leje kalimi në të gjithë ambasadat. Kemi qeverinë e Mehdi Frashërit që përsëri nuk e dorëzoi listën e Hebrenje, pavarësisht se u kërkua disa herë nga gjermanët. Në Talmudin hebre është një fjalë kush shpëton një jetë shpëton gjithë njerëzimin”, tha Dojaka.

    Në ditët e sotme, mbi 160 hebrenj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, shumica e tyre në Tiranë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Vinjola Rota, arsimtarja që kërkon të shtojë vlerat parlamentare

    March 14, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.