Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kolibri.al/ Farmacistja ikonë e Korçës

    Korçë March 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një profil interesant i personazheve më të veçantë të qytetit të Korçës dhe me gjerë është ai i Elda Zavalanit. Pjesa më e madhe e qytetarëve korçarë e njohin kush është Elda por ne e sjellim këtë reportazh për të gjithë shikuesit e televizionit tonë.

    Prej më tepër se 30 vitesh Elda ushtron profesionin e bukur të farmacistes, një profesion që për të është e gjithë jeta. Elda na ka pritur në farmacinë e saj që ndodhet në Bulevardin Republika të qytetit dhe me shumë kënaqësi pranoi që të ishte pjesë e këtij reportazhi. Duke buzëqeshur dhe duke shfaqur shumë pozitivitet Elda e përshkruan shumë thjesht veten e saj për të gjithë ata që nuk e njohin. Ajo thote se meritat dhe frazat për të përshkruar një individ duhet t’i thonë njerëzit e tjerë dhe jo vetë ajo.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Zgjedhja e profesionit të farmacistes nuk ka qënë rastësi për Eldën. Ka qënë ëndrra e babait të saj që ka dashur të jetë farmacist në ato vite por në pamundësi të realizimit të kësaj ëndrre, dëshirën e tij e realizoi Elda. Elda tregon se e dashuron këtë profesion për shkak se është pranë njerëzve dhe kujdeset për shëndetin e tyre që është gjëja më kryesore në jetë. Ndër të tjera ajo shprehet se ka marrë kënaqësi nga vlerësimet e klienteve por nga ana tjetër ka përjetuar edhe vuajtjet e tyre duke mbajtur brenda vetes edhe dhimbje.

    Normalisht që nuk mund të mos e pyesnim Eldën për një nga historitë që ajo veçon si një ndër historitë më mbreslënëse.

    Krahas kësaj historie të bukur Elda përmend edhe vlerësime që ka marrë nga të moshuar dhe fëmijë po ashtu edhe persona që Elda u ka dhënë ndihmën e shpejtë në aksidente të vogla në rrugë, raste hipertensioni etj.

    Krahas të qënurit farmaciste Elda ka pasion artin, kulturën, letërsinë, kinematografinë, pikturën , pra artin në përgjithësi. Ajo tregon se prej shumë vitesh ndjek çdo aktivitet kulturor që organizohet në qytetin e Korçës dhe jo vetëmnpasi kujton se më herët së bashku me bashkëshortin shkonin në Tiranë për të parë shfaqje të ndryshme teatrale apo edhe koncerte.

    Elda Zavalani qëndron shumë pranë miqve të saj jo vetëm në jetën reale por edhe në atë virtuale. Facebook është një nga aplikacionet që ajo ka zgjedhur për të shprehur mendimet dhe opinionet e saj, duke sjellë edhe momente jetësore.

    Ndërsa e pyesim Eldën për disa nga pengjet e saj në jetë apo një objektiv që do të arrijë në të ardhmen, me një çiltërsi që e ka vetë Elda, tregon se do të donte të kishte disa fëmijë jo vetë një. Një tjetër peng i Eldës është mësimi i një instrumenti muzikor ndërsa plani i saj i largët është të botojë një libër pasi edhe shumë njerëz ia kanë sugjeruar.

    Elda Zavalani është një nga personazhet më të njohur të Korçës, me një ndihmesë të pamasë për korçarët dhe jo vetëm, me vlera të paçmueshme që e bëjnë Eldën “aset ” të qytetit. Në një kohë kur të gjithë mendojnë të lënë qytet e vogla dhe Shqipërinë, Elda e cila ka pasur rastin të jetojë për disa kohë në Kanada zgjodhi të rikthehet në vendlindje.

    Marrë nga CNA.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.