Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    Korçë August 17, 2026
    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit në qarkun e Korçës kanë finalizuar dy operacione të koduara “Route 2” dhe “Qatromi”, duke goditur veprimtarinë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit ndaj emigrantëve nga vendet e treta, ngjarje për të cilat janë arrestuar dy shtetas 21-vjeçarë.

    Ndjekja nga Devolli në Pogradec në operacionin “Route 2”

    Operacioni i parë, i koduar “Route 2”, u realizua nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë. Gjatë këtij aksioni u bë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale M. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i dyshuari u pikas fillimisht në fshatin Tren të Devollit, ku po transportonte me automjet 5 emigrantë të paligjshëm. Ai nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë ndjekjes në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Gurishtë, 21-vjeçari ka braktisur mjetin dhe ka ikur në këmbë, por pas disa orësh kërkimesh është lokalizuar dhe prangosur në Tiranë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Baza në Qatrom dhe kapja në flagrancë nga forcat “Shqiponja”

    Paralelisht, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, finalizuan pas një hetimi disajavor me metoda proaktive operacionin “Qatromi”. Në kuadër të këtij hetimi u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 21 vjeç, banues në fshatin Libonik të Maliqit.

    Nga hetimet e kryera rezulton se i dyshuari ndihmonte shtetasit e huaj duke i strehuar fillimisht në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom të Korçës, e më pas i transportonte me automjet drejt Tiranës kundrejt pagesës monetare. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, i riu ka tentuar t’i ikë kontrollit duke braktisur mjetin ku ndodheshin 6 emigrantë nga vendet e treta, por është kapur nga efektivët disa metra më tutje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Devoll DVP Korce kryesore operacion policor slide trafiku i emigranteve
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026

    Tërmet 3.2 ballë me epiqendër në Drenovë, lëkundjet në Korçë

    August 17, 2026

    Turistët italianë në Korçë zbulojnë kulturën dhe historinë

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.